Një finale e Copa del Rey e gjitha baske, një finale që ka hyrë në histori. Për këtë arsye dy ekipet kanë vendosur që ndeshja të luhet me dyer të hapura. Sigurisht, duke parë kohërat e pandemisë, data është ende për t’u përcaktuar. Por klube kanë dalë me një komunikatë të përbashkët: “Presidentët e Real Sociedad dhe Atletik Bilbaos, finalistë të Copa del Rey 2019-20, pasi u takuan me presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), kanë rënë dakort që finalja të luhet me dyer të hapura në një datë për t’u caktuar me marrëveshje të përbashkët nga të gjitha palët”.

“Dëshira dhe vullneti i të dy klubeve ka qenë që të luhet në praninë e tifozëve në stadium. Në të njëjtën kohë, Real Sociedadit dhe Atletikos së Bilbaos, kërkojnë nga RFEF që të garantohet zyrtarizimi i finales së kupës. Për këtë i kanë kërkuar sekretatisë së federatës që në takimin e 8 majit, të gjendet akordi për të modifikuar kalendarin dhe të njijet titulli zyrtarisht”.

“Me këtë vendim, Real Sociedadi dhe Atletik i Bilbaos, dëshirojnë t’i japin më shumë vlerë një prej ngjarjeve sportive më prestigjioze dhe më me shumë traditë që mund të luhet në futbollin botëror. Ta luajmë me mbështetësit tanë është esenza e vërtetë që ne zhvillojmë këtë sport të mrekullueshëm”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb