NGA ZONJA VJOLLCA*

500 gr domate
1 tufë qepë të njoma
2 thelpinj hudhër
50 gr fidhe
40 gr gjalpë
1 lugë kafeje sheqer
1 litër lëng perimesh
2 lugë gjelle lëng limoni
Piper
Borzilok

Kaurdisim në një tigan me gjalpë qepët e grirë hollë bashkë me hudhrën. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë domatet të prera në kubikë të vegjël dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta duke shtuar më pas një litër koncentrat perimesh ose mishi sipas dëshirës. Shtojmë fidhet dhe e lëmë gatimin të zieje dhe për 12 minuta të tjera. E servirim çorbën të nxehtë të pudrosur me borzilok ose majdanoz.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb