Eshtë një situatë kaosi me kalendarin, me palët që akuzojnë njëra-tjetrën dhe drejtuesit e klubeve që nuk pranojnë zgjidhjet e ofruara. Kështu të premten Interit i ishte propozuar që të luante të hnën takimin kundër Juventusit, në program të dielën në mbrëmje në Torino, por zikaltërit refuzuan.

Pas vendimit të qeverisë që detyroi Ligën Profesioniste për të çuar 5 takime të së dielës për më 13 maj, Interi akuzoi për kampionat të falsifikuar, ndonëse administratori i saj i deleguar, Marota, është anëtar i i kryesisë.

Në këtë situatë, Liga ka propozuar datën 9 mars si ditën e zhvillimit të ndeshjes, për të cilën ka gjetur edhe aprovimin e Interit.

Por një tjetër ndeshje që ka pësuar ndryshim ka qenë sfida e kthimit e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit, në program ditën e mërkurë. Fillimisht për këtë ndeshje u vendos që të luhej me dyer të hapura, por pra prezencën e tifozëve nga zonat e kuqe të coronavirusit, Lombardia, Veneto dhe Emilia-Romanja, vendim ky që penalizonte tifozërinë udhëtuese. Ndaj është menduar që kjo sfidë të luhet me dyer të mbyllura.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb