Rriten akoma rastet e reja me coronavirus në Itali. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1912 (krahasuar me 1786 që ishin të enjten), të dhënat më të larta që pas periudhës së lockdown. Të dhënat vijnë nga Ministria e Shëndetësisë, që saktëson që janë rreth 20 të vdekur, më shumë se të enjten.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tamponet vazhdojnë akoma të bëhen masivisht, 107.269. Bie numri i të shtruarve në terapi intensive (-2) në krahasim me dje, ndërsa të shëruarit shkojnë në 954.

Në të gjithë territorin kombëtar në 24 orët e fundit janë bërë 107.269 tamponë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testimeve në 10.894.963 që nga fillimi i pandemisë. Lombardia është në krye të klasifikimit të rajoneve me 277 raste më shumë, ndjekur nga Campania (+253) dhe nga Lazio (+230). Në Veneto listës së rasteve pozitive i shtohen edhe 196, në Toskana 139, në Emilia Romagna 122, në Piemonte 120 dhe në Sicili 107.

Ndër të tjera Liguria përfundon në listën e Shtetit dhe Rajoneve me një rrezik të lartë të infektimit të hartuar nga Zvicra. Kush hyn në konfederatën zvicerane në një nga Vendet apo rajonet e listës duhet të kalojë 10 ditë në karantinë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb