ITALI
Janë autorizuar të zbresin nga anija kroçere 1143 pasagjerët, në një total prej 7 mijë, nga anija e ndaluar në Civitavecchia, ku ka pasur dy raste të dyshuar të koronavirusit. Vetëm ata persona të autorizuar janë ata që do të zbarkojnë në portin pranë Romës.

“U njoftuam në orët e para të mëngjesit nga Ministria e Shëndetësisë dhe dërguam tre mjekë në bord, për të marrë kampionë”, tha zëdhënësi i Qendrës Shëndetësore të Civitavecchia-s.

“Costa Crociere” konfirmoi në një njoftim për shtyp se ka aktivizuar protokollin shëndetësor për një rast të dyshimtë, në lidhje me një turist nga Macau, në bordin e anijes “Costa Smeralda”.

Gruaja 54-vjeçare është vënë në izolim në anije, së bashku me partnerin e saj, sipas “Costa”-s.

“Deri tani, të gjitha rastet e dyshuara të analizuara kanë dhënë rezultate negative. Sistemi shëndetësor italian është në gatishmëri, nëse ka ndonjë rast infektimi me koronavirusin e ri”, tha Silvio Brusaferro, presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: