Kush priste një mbyllje të kufinjve do të mbetet i zhgënjyer, por dekreti i aprovuar së fundi për emergjencat dhe i shpjeguar nga kryeministri Conte dhe ministri Speranza, përmban masa kufizuese. ‘Gjithçka për të shpëtuar italianët, që është gjëja që na intereson më shumë’, ka thënë kryeministri gjatë një konference për shtyp. Mes ndërhyrjeve të bëra është sigurisht izolimi i zonës së epiqendrës me forcat e ushtrisë, nëse do të duhet, ka thënë kryeministri italian.

‘Kemi miratuar një dekret për shëndetin e italianëve, që është ajo që kemi më shumë për zemër dhe që renditet e pari në kushtetutën tonë- thotë Giuseppe Conte- duke përsëritur shumë herë që italianët ‘duhet të kenë besim’ tek politikat dhe tek institucionet shkencore, që po bëjnë të pamundurën. Masat për të cilat flet presidenti i këshillit, kanë të bëjnë me dhjetë komunat e zonës së Lodit, të identifikuarar të premten, ku jetojnë rreth 50 mije persona dhe zona e Vo Euganeo, në provincën e Padovas. Këto do të jenë të gjitha zona të kuqe: ”Nuk do të dalë dhe nuk do të hyjë njeri. Dhe jo vetëm: Në brendësi të zonës së epidemisë shërbimet publike dhe tregtare për të mirat e nevojshme-thotë dekreti- është e kushtëzuar në përdorimin e mjeteve mbrojtëse individuale’. Të gjitha ata që kanë pasur ‘kontakte të ngushta me rastet e konfirmuara, duhet të hyjnë në karantinë me mbikëqyrje aktive’.

Forcat e rendit dhe ushtria për të kufizuar epideminë.

Ndalimi i hyrjes dhe daljes nga zonat e ‘vatrës’ së virusit do të bëhet nga forcat e policisë dhe në raste të nevojshme nga ushtria dhe do të ketë sanksione penale për ata që thyejnë rregullat.

Ndalohen të gjitha ekskursionet shkollore në Itali dhe jashtë saj, ndalohet të gjitha manifestimet dhe aktivitetet publike në karantinë ‘me mbikëqyrje aktive’ për të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me rastet e konfirmuara të virusit.

Gjobë, por edhe arrestime për ata që nuk respektojnë masat e marra -Mungesa e respektit për masat e vendosura, parashikon një gjobë dhe arrestim deri në 3 muaj. Masat e rënda, mund të shtrihen edhe në zona të tjera në rast se është e nevojshme. ’Duhet të jemi fleksibël edhe sepse nuk është e thënë që masat e marra sot janë të nevojshme nesër’, ka thënë kryeministri italian.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb