Në pritje për të kuptuar se kur mund të rifilloj futbolli në Itali, Lazio pozicionohet në mënyrë të qartë: “Këtij sezoni duhet ti shkojmë deri në fund”, shpjegon Igli Tare në një intervistë për “Sport1”: Kampionati duhet te vijoj në respekt të njerëzve që kanë humbur jetën dhe të gjithë tifozëve. Nuk është ende koha e përshtatshme për të thënë që ky sezon duhet të anulohet. Numri i njerëzve të infektuar po ulet dhe të ndërpresësh sezonin do të ishte e padrejtë.

Tare Lazio
Tare Lazio

Për futbollin italian të ndalojnë këtu do të ishte një katastrofë. Do të përpiqemi më të gjithë forcat tona ta shmangim këtë. Në Itali 75% e të ardhurave vijnë nga të drejtat televizive, nëse do të heqim dorë nga këto të ardhura mund të shkojmë në kolaps. Duhet ti rikthehemi normalitet, do të thotë që futbollistët të rikthehen të stërviten, lojtarët mezi e presin këtë”, shpjegoj ndër të tjera drejtori sportiv i Lazios.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb