Pasi organizoi koncertin virtual “One World Together at Home” për të mbledhur fonde për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Lady Gaga është kthyer sërish për të folur për pandeminë nga koronavirusi duke dërguar një mesazh dashurie dhe solidariteti për Italinë.’Me vjen shumë keq për të gjithë njerëzit që po vuajnë në këtë moment në Itali.


Dua t’ju them që jeni në zemrën time dhe në lutjet e mia’, ka thënë teksa mezi i mbante lotët, në një video thirrje nga Los Angeles, të bërë nga kolegu italian Tiziano Ferro, që e ka ndarë bashkëbisedimin në Instagram. Ylli, që është me origjinë italiane, ka vazhduar më pas:’Kam të afërm në Siçili, ju premtoj që gjithçka do të shkojë mirë, çdo gjë do kalojë shpejt.Dua t’ju them që jeni në lutjet dhe në zemrën time. Duhet të qëndrojmë të bashkuar.

Disa miqtë të mi thonë që kur gjërat vështirësohen është momenti në të cilin Zoti është pranë teje në vështirësi. Dhe në fund vazhdon mesazhin e saj:”Uroj që kushdo që ndodhet në Italia të ndjejë përqafimin e diçkaje hyjnore, si krahët e një engjëlli rreth çizmes së bukur’, duke ju referuar formës që Italia ka.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb