Edhe në Amerikë, masat janë bërë gjithmonë e më shtrënguese për shkak të koronavirusit, duke vendosur një lockdown deri në fund të prillit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por vipat e Hollywood-it duket se janë të ‘padisiplinuar’. Shumë prej tyre i kanë lejuar vetes shëtitje të ajër të pastër, me bicikletë, si psh Reese Witherspoon dhe Arnold Schwarzenegger, apo në këmbë si Jennifer Garner dhe ish-i i saj Ben Affleck që tani duket më i dashuruar se asnjëherë me bukuroshen Ana de Armas…

Malibùja, në Califroni është qyteti më pak besnik ndaj urdhërave të vëna. Këtu jetojnë ose kanë shtëpinë e dytë shumë vipa të Hollyëood-it dhe këtu nuk është e rrallë ti shohësh nëpër rrugët e shkreta. Ja Adam Sandler që bën një garë me bashkëshorten Jackie gjatë një xhiroje me biçikletë në liri të plotë, duke kaluar një pasdite kaliforniane.

Edhe Brentwood, lagjia e qetë luksoze e Westside në Los Angeles mban në gjirin e saj të famshmit më të padisiplinuar në Hollywood-it. Është Naomi Watts dhe djali i saj Sasha, edhe ata që shëtisin me biçikletë, Kate Hudson dhe i dashuri i saj Danny Fujikaëa, që i lejojnë vetes shëtitje në ajër të pastër. Jennifer Garner del nga izolimi për një shëtitje në mëngjes me tre fëmijët e saj Violet, Seraphina dhe Samuel. Edhe mami e re Jenna Dewan shëtit me beben e saj në krahë pranë të fejuarit Stewe Kazee.

Ja një galeri me yjet që s’kane respektuar karantinën.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb