Asgjë nuk do të jetë si më parë. Kjo është pak por e sigurt, pavarësisht se nëse futbolli do të kthehet të fushë për të mbyllur sezonin, apo gjithçka do të nisë nga e para edicionin e ardhshëm. Asgjë nuk mund të parashikohet. Gjithçka është në dorë të Coronavirus. Nëse situata nuk ndryshon atëherë do të jetë e vështirë të riformulohen kalendarët. Ky është vetëm një nga problemet me të cilët duhet të përballet UEFA, por po kaq të rëndësishme janë edhe çështjet financiare që shqetësojnë klubet, madje rrezikojnë falimentin e shumë prej tyre.

2794949 57682997 1600 900
2794949 57682997 1600 900

Në këtë mënyrë, qeveria europiane e futbollit studion disa plane. Si fillim me Covid-19 pritet të përfundojë edhe “era” e Fair Play Financiar. UEFA do të heqë dorë nga kontrrolli i bilanceve të klubeve, qoftë edhe për disa vite, në mënyrë që ata të shëndoshin sërish arkat e tyre. Kjo është edhe një kërkesë e Shoqatës së Klubeve të Europës. Një konfirmim për këtë vjen edhe nga vetë presidenti I UEFA, Alexander Ceferin në një intervistë për të përditëshmen italian “Repubblica”.

Europa League Round Of 16 Draw
Europa League Round Of 16 Draw

“Asgjë nuk do të jetë si më parë, pas këtij viti të tmerrshëm. Mbi Fair Play Financiar ka disa opsione”, është shprehur numri një i futbollit europian. Ndërkohë, një tjetër çështje që kërkon zgjidhje të shpejtë nga UEFA ka të bëjë me reduktimin e pagave të futbollistëve. Shumë skuadra kanë nisur praktimimin e masave, ndërsa shumë të tjera përballen me kundërshtimin e lojtarëve.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb