Boris Johnson ka vendosur: Nga e hëna 14 shtator në Angli (duke përjashtuar pjesën tjetër të Britanisë së Madhe) nuk do të jenë të mundura takimet me më shumë se 6 persona. Vendimi vlen si në vendet e hapura ashtu edhe në ato të mbyllura. Ky është vendimi i parë i rëndësishëm prapa pas zbutjes së masave kufizuese.

Shkollat dhe vendet e punës bëjnë përjashtim nga ky vendim, por jo restorantet dhe pubet, vendet tipike britanike pas punës.

Rastet në rritje – Masat janë bërë të nevojshme pas shtimit të numrit të të infektuarve në ditët e fundit, por do të jenë të vlefshme vetëm në Angli dhe jo në vendet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar. Do të bëjnë përjashtim nga këto masa edhe dasmat, funeralet dhe sportet në skuadër.

Kushdo që shkel dispozitat do të dënohet me gjobë që variojnë nga 100 deri në 3200 paund.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: