Akoma shifra alarmantëve në Francë për shkak të koronavirusit.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 13.498 raste të reja me Covid-19, të bëra publike nga ministria e shëndetësisë mbrëmjen e djeshme.

Për ditën e dytë radhazi është kaluar shifra e 13.000 rasteve, pothuajse 300 më shumë në krahasim me bilancin e ditëve më parë. Janë regjistruar gjithashtu 58 vatra të reja me të infektuar. Franca vazhdon të ketë një numër rekord me të infektuar në Europë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb