Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 190 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i viktimave është rritur me 30, ndërkohë që një ditë më parë ishte 18.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 shkon në 239410.

Në Lombardi janë bërë 9099 tamponë dhe kanë rezultuar pozitiv 88 persona. Të shëruarit të vend në 24 orët e fundit janë 1526.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në total ka shkuar në 34.657.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb