Megjithëse futbolli francz u pezullua shumë shpejt si pasojë e emergjencës së Covid-19, virusi nuk ka kursyer as kampionët e Ligue 1. Me anë të një njoftimi për mediat, Paris SG ka zbuluar se katër pjestar të klubit, tre futbollistë dhe një anëtar I stafit teknik janë infektuar me Coronavirus. Këto rezultate dolën pas testeve me tamponë dhe atyre sierologjikë, që iu nënshtrua e gjithë skuadra në prag të rinisjes së përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.

Gettyimages 1204180217
Gettyimages 1204180217

Sipas kampionëve francezë, katër personat e kanë kaluar virusin pa simptoma, pasi testi sierologjik zbuloi se ata kishin zhvilluar anti-trupat. Kështu, ata konsiderohen të shëruar dhe nuk mund ta transmetojnë virusin. Si pasojë, mund të stërviten normalisht me pjesën tjetër të ekipit. Paris SG do t’i kthehet përgatitjeve për të qënë gati për ndeshjet e mbetura në Champions League dhe për sezonin e ardhshëm, pas një periudhe afërisht 4-mujore pushim.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb