Një futbollist i Pianese, skuadër kjo që militon në Serie C italiane ka rezultuar pozitiv në testin për Coronavirus. Lojtari 22-vjeçar, emri të cilit nuk bëhet I ditur, është resident në një provincë të Siena, shfaqi shenjat e para të virusit gjatë grumbullimit me ekipin e tij fundjavën e shkuar.

Download (1)
Download (1)

Si pasojë e temperaturës ai u fut vullnetarisht në karantinë, përpara se testet të tregonin se ai ishte prekur nga Coronavirus. Mediat italiane bëjnë të ditur se ai ndodhet I shtuar dhe në izolim në spitalin e Siena. Gjithsesi, gjëndja e tij është e mirë. Por në skuadrën e tij janë të shqetësuar, pasi një tjetër futbollist kishte shfaqur pak ditë më parë të njëjtat simtoma.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb