‘Kam qenë me fat dhe e kalova lehtë, por e kam pasur dhe e di çfarë kanë kaluar personat e sëmurë’. Kështu ka treguar princi Charles për herë të parë për eksperiencën me koronavirusin, të cilin e kaloi në mënyrë të lehtë në mars. Trashëgimtari i fronit mbretëror anglez tregon ndjeshmërinë e tij për të gjithë ata që kanë humbur të afërmit për shkak të Covid-19, duke folur personalisht.

‘Në mënyrë të veçantë për të gjtihë ata që nuk kanë mundur të jenë pranë të afërmve të tyre në momentin e vdekjes. Kjo për mua është gjëja më e tmerrshme’, ka shtuar Charles, që shprhet ‘ i vendosur për të gjetur një zgjidhje për të evituar që të tjerë persona të goditen nga kjo sëmundje’. Nëse ne nuk mësojmë nga kjo pandemi, është mesazhi i djalit të parë të mbretëreshës Elissabetta, mund të gjendemi përballë një tjetër kërcënimi të ngjashëm në të ardhmen.

‘Sa më shumë të vazhdojmë të konsumojmë natyrën, aq më shumë e shkatërrojmë biodiversitetin, dhe më shumë e ekspozojmë veten nga këto rreziqe’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb