Në 24 orët e fundit janë infektuar nga koronavirusi në Izrael pothuajse 9 mijë njerëz (8919), duke shënuar kështu një rekord ditor.

Më shumë 65 mijë tamponë janë bërë në 24 orët e fundit me një përqindje 13.6 të infektuar.

Aktualisht personat e infektuar në vend janë rreth 69 mijë, prej të cilëve 810 në gjendje të rëndë, 206 pacientë të intubuar.
Numri i viktimave ka arritur kuotën 1571 me 43 të vdekur në një ditë. Në Izrael deri në 14 tetor, është një lockdown kombëtar.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb