Riinfektimet nga Covid-19 janë relativisht të rralla, por janë më të shpeshta tek personat mbi 65 vjeç. Lajmin e bën me dije një studim i departamentit të sëmundjeve infektive daneze të publikuara nga revista shkencore Lancet.

Sipas studimeve pjesa më e madhe e atyre që e kanë kaluar koronavirusin duket se janë të mbrojtur për rreth 6 muaj. Duke parë të dhënat demografike të atyre që janë infektuar për herë të dytë, është zbuluar se bëhet fjalë për persona që i përkasin moshës 65 vjeçare ose më shumë të moshuar. Studimi përqendrohet në rastet e riinfektimeve mbi një kampion prej 4 milion personash në valën e dytë nga shtatori në dhjetor, duke i krahasuar me valën e parë mars-maj.

Sipas studimit rezulton që nga 11.068 persona pozitiv me covid-19 në valën e parë, vetëm 72 prej tyre janë prekur nga virusi për herë të dytë në fazën e dytë dhe janë persona që i përkasin grupmoshës më të vjetër, me 47% mbrojtje, në krahasim me më të rinjtë që kanë regjistruar 80% mbrojtje nga virusi.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb