‘Patriotët mbajnë maska’ është titulli i një e-maili të firmosur nga Donald Trump për fansat e tij.

Në tekst, presidenti amerikan fton amerikanët të vënë maskën për të luftuar pandeminë, pasi përfitimet janë shumë të mëdha.

“Unë e di se ka pasur konfuzion në lidhje me përdorimin e maskës, por mendoj se është diçka që të gjithë duhet të përpiqemi ta bëjmë kur nuk jemi në gjendje të mbajmë distancën fizike”, shkruan Trump në këtë e-mail.

“Nuk më pëlqen ta vesh”, pranon manjati amerikan duke theksuar se ‘mund të na ndihmojë të rikthehemi në mënyrën amerikane të jetesës, para se të prekeshin kaq rëndë nga virusi kinez’.
‘Mendimi im është se nuk kemi asgjë për të humbur dhe potencialisht gjithçka për të fituar’, përfundon Trump.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: