ITALI

Shkon në 16 numri i personave të prekur nga  coronavirus në Itali. Lajmi është i ditur nga mediat italiane. Një 38 vjeçar italian rezulton i prekur nga coronavirusi në Lombardi. Ai nuk kishte udhëtuar ne Azi, por në fillim të shkurtit ishte takuar me një mik që sapo ishte kthyer nga Kina.

Pas kryerjes se analizave, rezulton të jetë prekur edhe bashkëshortja e 38-vjecarit, e cila është ne muajin e tete te shtatzënisë, një i njohur i tyre si dhe persona të tjerë që kanë qenë afër çiftit. Ndërsa dy raste janë shënuar në Veneto dhe bëhet fjalë për  78-vjeçar  dhe një  67 vjeçe nga Padova.

Ata janë izoluar ne spital, ndërsa autoritetet kane bërë thirrje që të gjithë qytetaret që jetojnë pranë çiftit të prekur të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë kontaktet me njerëzit.

Bashkë me 5 personat e prekur, në izolim në spital është futur edhe shtetasi kinez që dyshohet se i ka infektuar. 60 persona që kanë pasur kontakte me 38-vjeçarin janë futur në karantinë.

Shifrat e fundit nga Kina tregojnë për 2 236 njerëz të vdekur dhe mbi 75 000 të infektuar. Coronavirusi është përhapur edhe në pjesën tjetër të Azisë, Evropë, SHBA dhe Afrikë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb