Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Drejtori i AKU Robert Lili foli për inspektimet që po kryhen në terren, në Pikat e Kalimit Kufitar, si masë e shtuar për mbrojtjen ndaj coronavirusit. Lili deklaroi se ka monitorim të vazhdueshmë dhe se siguria ushqimore është nën kontroll.
“Autoriteti Kombëtar I Ushqimit (AKU) në asnjë moment nuk e ka ndaluar punën në terren. Gjatë gjithë kohës janë monitoruar tregjet, supermarketet, dyqanet e mishit etj. Siguria ushqimore është nën kontroll, po inspektohen të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar. Vazhdon importi i produkteve pa asnjë ndërprerje dhe nën kontroll të plotë”-tha Rober Lili.

Përsa i përket Çmimeve, Lili tha se nuk ka rritje drastike dhe mori rastin e Greqisë.
“Gjatë kësaj periudhe mund të themi se nuk ka rritje drastike të Çmimeve. Nuk tolerojmë abuzime, AKU po bën monitorim edhe të tregut nga furnizohen operatorët e biznesit në Greqi. Rezulton se në tregun e shumicës në Greqi, 1 kg limon kushtonte 1.2 euro. Jemi në kushte optimale, Task-Forca kontrollet e nisura kanë dhënë efektet e tyre, ndaj abuzuesve janë marrë masat e duhura deri në referim të rasteve në Prokurori”-deklaroi drejtori I AKU, Lili.

Robert Lili tha se nisma ka nisur fillimisht në furrat e bukës, duke i këshilluar tregtarët që të ruajnë distancat sociale, sipas kushteve të higjenës, duke i orientuar që të mos ketë grumbullime, banak jashtë dyqaneve dhe të mos ketë më prerje të bukës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: