Urdhri i mjekëve ka shpërndarë një letër denoncuese të dy mjekeve të përgjithshme të zonës së konsideruar të kuqe në Lombardi që denoncojnë se si mjekët e caktuar në Lodigiano janë në karantinë ose të shtruar në spital dhe pacientët që kanë rezultuar pozitivë me polmonit nuk kanë mundësinë që të vizitohen.

Në zëvendësim të mjekëve të familjes, është dërguar një për një zonë me 6 mijë banorë.

“Ne jemi dy kolege nga një vend në epiqendrën e epidemisë. Jemi në karantinë që nga e premtja – thuhet në letrën dërguar Presidentit të Federatës së Urdhrit kombëtar të mjekëve Filippo Anelli dhe Presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Lodit, Massimo Vajani, – dhe të gjithë pacientët që kemi vizituar në shtëpi që nga 10 shkurti për patologji respiratorë kanë rezultuar pozitive për koronavirusin. Unë kam parë 7 dhe 6 kolegia ime. Dy prej tyre kanë vdekur dhe 6 prej të cilëve kemi informacion janë në reanimacion”.

“Ne kemi pacientë me pneumoni nga Covid-19 të provuar të cilët kanë mbetur në shtëpi sepse nuk janë rëndë – vazhdojnë ato – por duhet të vizitohen. Të sëmurë të moshuar, pacientë me kancer në shtëpi që kanë anuluar të gjitha vizitat dhe ndjehen të braktisur”.

Dhe për këtë arsye “nga një ndjenjë e përgjegjësisë vendosëm të mos lëvizim nga ambulanca për të qenë në gjendje t’i përgjigjemi qindra thirrjeve që nga e premtja dhe veçanërisht mes stë shtunës dhe së dielës telefonata më të shumta, për të lehtësuar punën e rëndë të operatorëve të tjerë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb