Në Japoni numri i të infektuarve me koronavirus e ka kaluar të 30.000 raste, me 790 infektime të reja në 24 orët e fundit, 295 prej të cilëve vetëm në Tokyo. Lajmin e bëjne me dije autoritetet japoneze që citohen nga agjencia e shtypit Kyodo.

Në Japoni deri tani ka 1009 vdekje për shkak të Covid-19. Numri i personave të nfektuar që nga fillimi i pandemisë- i përqëndruar kryesisht në qytete, ka shkuar në 30.460, një shifër që përfshin edhe rreth 700 rastet në bordin e anijes kroçere Diamond Princess, që ndodhet akoma në portin e Yokohama, që prej fillimit të pandemisë, në shkurt të 2020.

Shifra ishte me 20.000 raste por prej 4 korrikut, për vetëm 3 javë u infektuar më shumë se 10.000 të tjerë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb