Pas Serisë A, coronavirusi rrezikon të “infektojë” edhe Champions League. Ndeshja e kthimit mes Juventusit dhe Lionit, e parashikuar për t’u zhvilluar më 17 mars, mund të luhet larg Torinos, raporon prestigjiozja franceze “L’Equipe”.

Nëse do të luhej në një qytet tjetër, Juventusi do të kthehej të luante një ndeshje të vlefshme për Kupat e Europës larg stadiumit të tij për herë të parë që prej vitit 1997, ku në Palermo luajtën dhe mposhtën Paris Sën Zhërmenin, takimi i kthimit i finales së Superkupës së Europës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb