TIRANE

Në fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës nuk ka vetëm shqiptarë që studiojnë gjuhë të huaja, por edhe të huaj që mësojnë gjuhën shqipe. 15 studentë kinezë ndjekin kursin 1 vjecar për mësimin e gjuhës shqipe në ambientet e këtij fakulteti. Këtë të mërkurë, auditoret ishin bosh dhe dyert ku studentët kinezë ndjekin leksionet ishin të mbyllura.

Pedagogia Elsa Skenderi shprehet se studentët janë me pushime pasi është periudha e Vitit të Ri kinez.
Shqetësimi për të afërmit e tyre për përhapjen e coronavirus, sipas pedagoges është ndjerë edhe te këta studentë.

Pas pushimeve, studentët kinezë mund të shkojnë tek të afërmit e tyre dhe të bëhen rrezik për vendin tone kur të kthehen për të vijuar mësimin. Pedagogia thotë se studentet të ndërgjegjësuar për situatën dhe nga fakti që shumë linja fluturimesh janë ndërprerë, nuk do të shkojnë gjatë këtyre ditëve në Kinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb