Një avion turk po niset drejt Kinës për të evakuuar qytetarët turq nga qyteti Wuhan, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit vdekjeprurës në Kinë. Mes personave që do të evakuohet raportohet se është edhe nje shtetas shqiptar.

Bëhet fjalë për 34 shtetas turq, një shqiptar, si dhe shtetas gjeorgjian dhe azerbajxhanas. Avioni do të transportojë njerëzit e bllokuar në Ëuhan me kërkesën e tyre për t’u kthyer në Turqi pas analizave të hollësishme shëndetësore në kushte karantine. Avioni turk, me iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë, do të transportojë personelin shëndetësor me përvojë me sëmundjet infektive.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb