Mediat italiane gjithnjë e më shumë po promovojnë potencialet turistike të Shqipërisë. Corriere della Sera shkruan se Shqipëria është destinacioni europian i momentit për të kaluar pushimet.

Gazetarja Francesca Masotti ka vizituar plazhet e jugut të Shqipërisë.

Në një artikull të publikuar dy ditë më parë, gazetarja italiane e shoqëron shkrimin e saj me foto si pjesë të një reportazhi.

Ajo shkruan se Shqipëria këto vitet e fundit është rigjeneruar, është dinamike dhe kreative.

Masotti shkruan se në Shqipëri mund të bësh pushime të lira, ka plazhe të virgjëra, ushqim të mirë dhe njerëz miqësorë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: