Juventus po përjeton makthe në këtë fillim sezoni, një start i gjithi për tu harruar si në Serie A ashtu dhe në Champions. Përballë një situate të tillë, ku të gjitha numrat dhe shifrat janë negative, i pari që përfundoi nën akuze është trajneri Allegri. Tifozët nuk e duan, kanë nisur një fushatë të gjerë kundër tij, ndërsa drejtuesit e klubit janë të detyruar t’i besojnë stolin pasi shkarkimi i tij do të kishte një kosto shumë të madhe financiare.

Allegri
Allegri

Jo vetëm kjo pjesë, pasi dukshëm Allegri më shumë se çdo trajner tjetër në Serie A ka qenë i kushtëzuar nga dëmtimet e shumta. Pauol Pogba, afrimi më i bujshëm në këtë merkato vere, nuk e ka shijuar ende një minutë në Serie A, është zhdukur ende pa zbritur në fushë.

Corriere
Corriere

Angel Di Maria ishte një tjetër afrim i bujshëm, por as argjentinasi nuk është në lartësinë e emrit që përfaqëson. Përjashto ndonjë shkëndije, vetëm në ndeshjen e tij të parë, Di Maria është fikur. Kartoni i tij i kuq, lehtësisht i evitueshëm kundër Monza-s, dënoi jo pak “Zonjën e Vjetër”. Gjykatësi sportiv e dënoi me dy ndeshje duke humbur në këtë mënyrë sfidat kundër Bologna dhe Milan.

Di Maria Allegri
Di Maria Allegri

Në këtë periudhë Allegri ka qenë gjithnjë i kushtëzuar në zgjedhje, kanë munguar Chiesa e shumë të tjerë, ai pa diskutim është përgjegjës për situatën ku ndodhet Juve, por sigurisht nuk është i vetmi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb