Rolin e portierit të gjithë specialistët e kanë cilësuar si më të rëndësishmin në një ekip. Kjo me të drejtë pasi nëse katërkëndori nuk është i sigurtë, atëherë edhe goli që shënohet në portën kundërshtare do t’i humbas vlera. Një nga më të mirët për ta bërë këtë është portieri i Chelsea-s, Thibaut Courtois.

Gjithsesi lojtari i kombëtares belge në një video të postuar nga ai tregon se është i aftë në më shumë se aq. Ai duket duke ekzekutuar një goditje dënimi në të cilën topi përfundon në cepin e portës, duke e bërë të pavlefshëm portierin. Një goditje që do ta kishin zili edhe yjet e Chelsea-s që qëndrojnë në sulm, si Costa, Hazard apo William.


Jose Luis Chilavert ka vënë rekordin botëror për numrin e golave të shënuar nga një portier me goditje dënimi. I famshëm për këtë është edhe braziliani Rogerio Ceni i Sao Paolo, por mesa duket edhe Chelsea e ka portierin “mjeshtër” të goditjeve standarte, sidomos pas asaj që tregoi Thibaut Courtois në stërvitjen e fundit.

Interesante ishte edhe diçitura që Courtois shkruante në Twitter: “Ndonjëherë shënoj dhe unë!”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb