Për Coutinho-n duket se kanë përfunduar ditët e qëndrimit në Liverpool, pasi sipas raportimeve dy klubet kanë arritur marrëveshjen dhe sot me gjasë do të bëhet zyrtarizimi.

Barcelona ka pranuar të paguajë 142 mln stërlina dhe sipas gazetarit Paul Joyce i “The Times” Coutinho do të zyrtarizohet sonte në mbërmje ose maksimumi nesër.

Mesfushori brazilian ka qenë i lidhur prej një kohe të gjatë me një kalim në “Camp Nou” por duket se afati kalimtar i dimrit ishte i duhuri për këtë marrëveshje.

25-vjeçari nuk ishte pjesë e Liverpoll të premten në ndeshjen që të besuarit e Jurgen Kloop fituan në Kupë përballë Everton-it me shifrat 2-1

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb