COVAX ka publikuar zyrtarisht planin paraprak të shpërndarjes së vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer.

Në fakt paraprakisht do të jenë 240 milionë doza të AstraZeneca, si dhe 60 milionë të tjera nëpërmjet Gavi që do të jepen deri në qershor për dhjetëra vende, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën.

Sa i përket Shqipërisë, është planifikuar që nga COVAX të përfitojë 141 mijë e 600 doza të vaksinës së AstraZeneca nga COVAX.

Nga ana tjetër për Kosovën planifikohet 100 mijë e 800 doza, po të AstraZeneca. Së fundmi, është arritur një marrëveshje me Institutin e Serumit të Indisë për 1.1 miliardë doza të vaksinës nga AstraZeneca dhe Novavax. Ato do të shpërndahen për rreth 100 vende, me vlerë 3 dollarë për dozë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb