Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacionet e reja për rastet e evidentuara me COVID-19 në 24 orët e fundit. Janë 21 raste të reja duke e çuar numrin total në 539 persona të prekur.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico tha se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 253 testime dhe nga këto, 21 persona kanë rezultuar të prekur.

“Ju bëjmë me dije se ka vijuar puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste. Deri në këto momente janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283. Siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë”, deklaroi Fico.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë – 245 raste
– Durrës – 42 raste
– Lushnje – 6 raste
– Elbasan – 16 raste
– Fier – 35 raste
– Kavajë – 9 raste
– Rrogozhinë – 4 raste
– Korçë – 19 raste
– Vlorë – 5 raste
– Shkodër – 94 raste
– Lezhë – 14 raste
– Berat – 2 rast
– Has – 13 raste
– Krujë – 11 raste
– Tropojë – 4 raste
– Pukë – 5 raste
– Mirditë – 3 raste
– Kukës – 9 rast
– Mallakastër – 1 rast
– Kurbin – 2 raste
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.
Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Bw Insta Fb
Bw Insta Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: