24 qytetarë të infektuar me koronavirus dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i Ministrisë së Shëndetësisë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Mësohet se deri më tani janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,757 që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 790 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 24 qytetarë, në këto bashki:
11 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Sarandë, 2 në Durrës, Elbasan, 1 në Delvinë, Korçë.
Janë 186 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,757 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Maj 2022)

Raste të reja ditore 24
Të shëruar në 24 orë 47
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 790

Testime totale 1,814,993
Raste pozitive 275,440
Raste të shëruara 271,757
Raste Aktive 186
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 102
Fier 25
Vlorë 15
Shkodër 10
Lezhë 8
Elbasan 7
Korçë 3
Gjirokastër 6
Durrës 6
Berat 2
Kukës 2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: