Covid-19..45 raste pozitive në rang qarku. Të prekur: policë,punonjës të administratës së bashkisë Berat,mësues,nxënës e pensionistë.

45 është numri i rasteve pozitive me Covid-19 të regjustruara në dy ditët e fundit në qarkun e Beratit. Mes të prekurve me koronavirus regjistrohen 3 punonjës të administratës së bashkisë Berat.

Infektime janë rishfaqur edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku janë konfirmuar pozitivë 2 efektivë policie dhe një punonjëse e administratës brenda këtij institucioni. Infektiktimet kanë vijuar edhe në disa shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në qarkun e Beratit, edhe pse shkollat vijojnë të jenë të mbyllura.

1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Velabisht dhe 1 nxënës në shkollën jo publike “Irfan Ngjeqari” në Berat rezultojnë të infektuar me Covid-19. Mjekët epidemiologë pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat bëjnë me dije se, për shkak se shkollat vijojnë të jenë të mbyllura, është i pamundur proçesi i depistimit dhe hetimit të rasteve të kontaktit.

Mes rasteve të konfirmuara pozitive në qarkun e Beratit vihet re edhe një numër i lartë pensionistësh, që ka ardhur në rritje nga dita në ditë. 20 pensionistë janë konfirmuar të prekur me koronavirus, ndërkohë që 17 është numri i personave të papunë të infektuar me Covid-19.

Sipas mjekëve epidemiologë, rastet me Covid-19 të pensionistëve dhe personave të papunë janë raste të regjistruara brenda familjes dhe që janë shtuar nga grumbullimet gjatë festave të fundvitit dhe ardhjes së emigrantëve pranë familjes për këto festa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb