Ministria e Shëndetësisë deklaron se janë 78 persona me koronavirus të shtruar në dy spitalet COVID në Tiranë. 77 prej tyre tek Infektivi dhe 1 tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Mira Rakacolli, Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi sot se 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.

Por me dy rastet e fundit, ka shkuar në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë! Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 127 të urgjencës kombëtare nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb