Pandemia vijon të godasë fortë Italinë dhe si pasojë sirenat e alarmit bien edhe pët futbollin. Pavarësisht se Liga dhe Federata në vend duan të mbyllin rregullisht sezonin, në tavolinë janë edhe disa skenarë nëse situata ndryshon.

Duke marrë parasysh rritjen e shifrave të pesonave pozitivë në vend dhe udhëzimin e UEFA-s për të mbyllur sezonet deri në fund të majit, drejtuesit e futbollit italian po hartojnë një plan B. Mediat përtej Adriatikut kanë zbuluar detajet e tij.

36b0436830129a9282c90a3a4c77664a
36b0436830129a9282c90a3a4c77664a

“Corriere dello Sport” bën të ditur se parashikohet që gjithçka të luhet në tetë javë. 12 skuadrat e para do të garonin për titullin kampion dhe pjesmarrjen në Kupat e Europës në një kalendar me dy faza nga gjashtë ndeshje.

Më pas do të luheshin gjysmëfinalet dhe një finale që do të përcaktonte kampionët. Ndërkohë, tetë skuadrat e tjera që luajnë për mbijetesën do të përballeshin në një grup të vetëm me grumbullim pikësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: