Presidenti argjentinas Alberto Fernandez ka vendosur të zgjasë deri më 25 qershor kufizimet shëndetësore kundër COVID-19, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit që ka infektuar tashmë më shumë se katër milionë persona në vend.

“Ne do të zgjasim vendimin që kemi marrë tashmë”, tha kreu i shtetit gjatë një ceremonie në një qendër shëndetësore.

“Së shpejti do t’i paraqesim një ligj Parlamentit në mënyrë që të biem dakord për masat e reja që duhen marrë për të trajtuar pandeminë”, shtoi ai.

Kufizimet përfshijnë shtetrrethimn e natës, përdorimin e transportit publik vetëm për punonjësit thelbësorë dhe arsimin virtual në shkolla. // ATSH 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb