Austria do të vendosë 1 300 zyrtarë të tjerë sigurie në kufijtë e saj jugorë dhe lindorë, njoftoi sot qeveria, duke reaguar ndaj rritjes së infektimeve me COVID-19, që lidhet me sezonin e udhëtimeve verore.

“500 oficerët e policisë dhe 800 ushtarët do të kontrollojnë nëse udhëtarët vijnë nga vendet me rrezik të lartë, do të ndihmojnë zyrtarët shëndetësorë me testet për virusin dhe do të vendosin masa karantine”, tha ministri i Brendshëm, Karl Nehammer.

Personat që kthehen nga pushimet jashtë vendit, aktualisht, formojnë grupin më të madh në mesin e të infektuarve me COVID-19.

Qeveria lëshoi, gjithashtu, një paralajmërim udhëtimi për ishujt spanjollë në Mesdhe, përfshirë Majorkan dhe Ibizan, përveç paralajmërimit ekzistues kundër udhëtimeve në territorin spanjoll.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb