Autoritetet e shëndetësisë në Itali, kanë njoftuar se 57.14 % e popullsisë do të vaksinohet deri në qershor.

Sipas mediave italiane, kjo është një kërkesë e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shtyrë përpara edhe për pasaportat COVID, të cilat do të lehtësojnë lëvizjet mes vendeve.

“Qëllimi është që të bëhen funksionale para fillimit të sezonit veror. Parlamenti Evropian dhe Këshilli do të miratojnë propozimin tonë, pasi vendet e BE të kenë krijuar infrastrukturat e nevojshme, në mënyrë që të mos kemi dhe pengesa”, deklaroi Ursula von der leyen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb