Gjysma e 1,1 milionë vendeve të punës në industrinë gjermane të aviacionit janë në rrezik akut për shkak të krizës koronavirus, deklaroi Shoqata e Industrisë Gjermane të Aviacionit, BDL.

”Trafiku ndërkombëtar i pasagjerëve pësoi rënie të ndjeshme në mes të marsit, pas vendosjes së kufizimeve të gjera për lëvizjen e njerëzve, dhe situata vetëm pak më pas është përmirësuar”, theksoi BDL-ja.

Organizata vlerëson se aeroportet gjermane kanë humbur rreth 66% e pasagjerëve në gjysmën e parë të vitit 2020, ndërsa çmimet e biletave për fluturimet e mbetura ishin 9% më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndikimi në operacionet e ngarkesave ishte më pak i ashpër, megjithëse aftësia për të transportuar mallra në avionët e pasagjerëve u ul.

Aeroportet kryesore për ngarkesat, ai i Frankfurtit, Lajpcigut dhe Këlnit performuan më mirë, me një rënie prej vetëm 10%.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb