Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj akuzave të opozitës për menaxhimin e pandemisë, teksa iu drejtua me një mesazh krerëve të opozitës, duke thënë se “gjatë këtyre muajve përveç luftës me armikun e padukshëm, ka edhe një betejë me panikun që përhapin politikanë tipikë të së keqes Berisha-Meta-Basha-Kryemadhi”.

Me tone të ashpra, numri dy i PS tha se “Është e turpshme që keto kasandra të opozitës janë kundër masave mbrojtëse, kundër mbajtjes së maskave, nxisin studentët kundër mësimit online dhe mundohen të përhapin panik ekonomik dhe social duke përdorur atë që njohin më mirë baltën dhe mashtrimin”.

Reagimi i Ballës:

Sot ishim në Rrajcë për të inspektuar punimet në Qendrën e re Shëndetësore, e cila është drejt përfundimit.

Këtu nga Rrajca një përgjigje për politikanët e së keqes Berisha-Meta-Basha-Kryemadhi:

“Gjatë këtyre 8 muajve në Shqipëri përveç luftës me armikun e padukshëm, ka edhe një betejë me panikun që përhapin politikanë tipikë të së keqes Berisha-Meta-Basha-Kryemadhi:

❌në fillim kundërshtonin përdorimin e mjeteve të komunikimit në apelin për të qëndruar në shtëpi e ruajtur higjienën. Konferenca për shtyp nga divani e postime pafund pse Kryeministri u kërkon njërëzve qëndroni në shtëpi e pse u thotë lani duart;

❌më pas filloi histeria e testeve masive, e që u rrëzua nga OBSH;

❌vetëasgjesimi i çdo norme njerëzore brenda opozitës rrugore vijoi me akuza për “fshehjen” e vdekjeve dhe pasojave të epidemisë”;

❌ kur Komiteti i Ekspertëve si në çdo vend të BE sugjeroi lehtësimin e masave shtërnguese por me kujdesin e domosdoshëm pak nga pak, nga opozita vinin klithmat pse vazhdon gjendja e jashtëzakonshme.

❌ tashmë që e gjitha Europa ka hyrë në një situatë emergjence më të rëndë sesa në pranverë dhe Komiteti i Ekspertëve ka sugjeruar mbajtjen e detyrueshme të maskave, mësimin online në universitete e masa të tjera të domosdoshme, simboli i pa-aftësisë Lulezim Basha sulmon dhe baltos punën e ekspertëve.

Një betejë e palogjikshme dhe pa asnjë argument, por vetëm si një politikë inati. Inat me kë? Me njerëzit, apo stafet mjekësore?

Është e turpshme që keto kasandra të opozitës janë kundër masave mbrojtëse, kundër mbajtjes së maskave, nxisin studentët kundër mësimit online dhe mundohen të përhapin panik ekonomik dhe social duke përdorur atë që njohin më mirë baltën dhe mashtrimin.

Askush nuk duhet ta përdorë këtë flamë të paparë si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë, apo demoralizuar mjekët, infermieret dhe stafet e tjera shëndetësore.

Lulezim Basha ti nuk bën gafa nga pakujdesia, ti je realisht i pa-aftë! Kaq për sot.

Ndërsa Ilir Metës po i kujtoj angazhimin e tradhëtuar të Luli Bashës para demokratëve “Ilir shpk-ja jote do të ikë për skrap” më 25 Prill”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb