Rikthehet makthi i Covid-19 në Gjermani, veçanërisht në Bavari, që mund të ketë ndikim direkt edhe te futbolli. Rritja e kurbës së infektimit mund të detyrojë guvernatorin të marrë vendime të reja, që shkojnë drejt një shtrëngimi të masave për të përmirësuar pandeminë.

Rreziku që ndeshja e Champions League, e planifikuar për 8 dhjetorin e ardhshëm në “Allianz Arena” mes Bayern Munich dhe Barcelonës të luhet me dyer të mbyllura, është shumë reale. Guvernatori i Bavarisë, Markus Soder, ka bërë të ditur se do t’i pengojë tifozët të marrin pjesë në ndeshje, edhe nëse nuk ka marrëveshje për ta bërë këtë në nivel kombëtar.

Ende nuk është specifikuar se kur mund të hyjnë në fuqi masat e reja, por ndeshja e radhës e Bayern Munich në shtëpi është ajo kundër Barcelonës. Bayern është i kualifikuar, por tifozët do të donin të shihnin një tjetër përballje mes skuadrës së tyre të zemrës dhe katalanasve.

Bavarezët do të vizitojnë Borussian e Dortmundit të shtunën, në orën 18:30, në kuadrin e javës së 14-të të kampionatit. Një ndeshje që Lewandowski dhe shokët e tij mund ta luajnë pa mbështetjen e tifozëve të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb