Belgjika ka regjistruar që prej një jave një rritje të ndjeshme të kontaminimeve të reja me koronavirus dhe një përshpejtim të shtrimeve në spital, të cilat kërkojnë “shtrëngimin të masave” mbi kufizimet dhe barrierat mbrojtëse, theksoi ministri i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke.

I pyetur në radion Bel-RTL, ministri shpjegoi se masat e reja anti-COVID ishin të nevojshme për të përmbushur dy objektivat kryesore, një kthim të plotë të nxënësve të shkollës së mesme në klasë më 19 prill (pas dy javësh të pushimeve të Pashkëve) dhe rihapja e kafeneve dhe restoranteve nga 1 maji.

“Është e mundur arritja e këtyre objektivave me kusht që të shtrëngojmë masat”, deklaroi ai.

“Duhet të ulim në mënyrë drastike kontaktet dhe lëvizjet”, shtoi Vandenbroucke duke u kërkuar punonjësve të respektojnë punën nga shtëpia.

Kryeministri Alexander De Croo do të detajojë këto masa të reja në fund të ditës, në fund të një takimi të ri qeveritar mbi krizën shëndetësore që përfshin krerët e drejtuesve rajonalë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb