Ukraina regjistroi numrin e saj më të lartë të rasteve të përditshme Covid që nga prilli sot, pasi ministria e  Shëndetësisë konfirmoi pothuajse 12,000 infeksione të reja në 24 orët e fundit.

Kjo rritje rastesh erdhi pasi në vend u shënuan edhe 194 vdekje të reja.

Numri i rasteve të reja është rritur gjatë javëve të fundit dhe qeveria tashmë ka forcuar kufizimet e bllokimit.

Ukraina hoqi kufizimet pasi rastet ranë gjatë verës, por javën e kaluar vendosi një kod “të verdhë” mbarëkombëtar, i cili frenon ngjarjet masive dhe kufizon normat e përdorimit të palestrave, kinemave dhe vendeve të tjera.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: