COVID-19 bllokon likuiditetin. 60 mijë punonjës me pagë minimale nga qeveria.
Deri në muajin maj qeveria ka vendosur të ndihmojë me pagë minimale të punësuarit në bizneset e vogla, të cilat janë të listuara prej ministrisë së shëndetsisë dhe mirëqënies sociale, si të mbyllura. Për të përfituar nga kjo ndihmë bizneset duhet të aplikojnë në një platformë online të vecantë të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve.

Në një interviste për Monitor Ekonomi, drejtoresha e e këtij institucioni zj.Delina Ibrahimaj na njeh me numrin e përfituesve të skemës dhe parashikimet për menaxhimin e situatës.

“Vera 2020 ka marrë pushimet”
Turizmi, një prej shtyllave kryesore të ekonomisë, ka ngrirë plotësisht dhe parashikimet janë që edhe i nxehti i verës të mos e shkrijë këtë sektor.
Agim Mehmeti, drejtues i një agjencie turistike thotë se prej situatës globale nga COVID-19 rezervimet e pushimeve verore janë anuluar deri në 15 korrik. Kjo ka bërë që operatorët turistikë, të cilët gjenerojnë të ardhura mjaft të larta ne buxhet, të jenë pesimit për të gjithë vitin 2020.
Ndërkaq unioni turistik shqiptar i ka adresuar disa kërkesa qeverisë. Rrahman Kasa drejtues i UTSH thotë se aktorët e këtij tregu kërkojnë njëzëri heqje të taksve të paktën derisa të normalizohet situata.
E vështirë duket situata edhe për hotelerinë, ku në Golem pothuajse 80% e tyre kanë reduktuar stafet e punës.
Paralizimi i turizmit do të ndërpesë hallkat e të gjithë zinxhirit ekonomik duke sjellë ulje të theksuar të prodhimit, importit dhe konsumit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb