Sao Paulo, qyteti më i madh i Brazilit, rihapi sot dyqanet, megjithëse pandemia e koronavirusit vazhdon të jetë e rëndë në të gjithë vendin.

Dyqanet janë të autorizuara të rrinë hapur vetëm katër orë në ditë, në fashën orare 11:00-15:00, duke respektuar rregullat e rrepta të higjienës, siç është shpërndarja e xhelit hidroalkoolik te klientët.

Qendrat tregtare duhet të rihapin të enjten, një ditë para “Dia dos Namorados”, ekuivalenti i Ditës së Shën Valentinit në Brazil, në varësi të nënshkrimit të një marrëveshje midis bashkisë dhe përfaqësuesve të sektorit.

Shumë specialistë e konsiderojnë rihapjen e bizneseve si të nxituar, ndërkohë që shifrat e pandemisë janë ende në rritje.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb