Britania e Madhe mund të kthehet në tetor në nivelin e 50 mijë infektimeve ditore me koronavirus në ditë (kundër 3900 rasteve që kishte të dielën) dhe 200 të vdekur në ditë, nëse rritja e rasteve ditore nuk frenohet tani.

Lajmin e kanë bërë me dije profesorët Patrick Vallance e Chris Whitty, këshilltarë të qeverisë së Boris Johnson, duke sqaruar nevojën e madhe të distancimit në të gjithë vendin, ku indeksi i infeksionit është i madh.

Për shkak të rikthimit të emergjencës coronavirus edhe në Francë, më shumë se gjysma e departamenteve janë deklaruar ‘zona të kuqe’. Janë në fakt 50 departamente që korrespondojnë me pjesën më të madhe të territorit kombëtar trans alpin, që kanë deklaruar ‘zona me aktivitet të lartë të virusit’.

Një klasifikim që bën të mundur, ndër të tjera, që prefektët të adoptojnë masa shtesë për të bllokuar avancimin e koronavirusit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb