Britania e Madhe ka zgjatur mbylljen e kufijve të saj për udhëtarët nga Danimarka me dy javë, njoftoi sot Ministria e Transportit, pas zbulimit në atë vend të një mutacioni problematik të koronavirusit të ri te vizonët.

 

“Me këshillën e zyrtarit kryesor mjekësor, mbyllja e kufijve të BM-së për udhëtarët nga Danimarka, e vendosur më 7 nëntor, do të zgjatet për 14 ditë”, tha ministria në një deklaratë.

Sipas deklaratës, ky ndalim nuk vlen për shtetasit britanikë, qytetarët me viza ose banorët e përhershëm, megjithatë këta do të duhet të karantinohen me të gjithë anëtarët e tjerë të familjes së tyre për 14 ditë, pas kthimit nga Danimarka.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb