Eksperti i Ekonomisë, Ardian Civici i ftuar në emisionin ‘Real Story” në News 24, deklaroi se qeveria duhet të bëjë gati një paketë të tretë, më të plotë për bizneset.

“Duhet të bëhet një paketë e tretë për biznesin, që mund të përfshijë reduktim të pagesës së enërgjisëe eklertrike apo shtyrje të TVSH. E vërtetë është që shteti i shtyn në shtator apo në dhjetor pagesat e tatimfitimit por ti se di kur do fillojë punë biznesi, prandaj kërkohet që shteti, të përgatisë një paketë shumë më të plotë dhe shumë më të gjerë”,- tha Civici.

Nga ana e tij, kreu i Biznes Albania, Luan Bregasi u ndal te disa propozime konkrete drejtuar qeverisë.

“Kur kërkojmë mbështetje e kërkojmë për ndërmarrjet që janë pasuri kombëtare, nuk janë e atyre që e kanë themeluar. Ne kërkojmë të mos ndali ekonomia, nuk mund të jetë si një makinë që e fik dhe e ndez prapë. Ne duam të punojë me marsh të ulët, por të mos fiket fare. Ne nuk kemi luksin të kemi qeveri si vendet e BE, por qeveria duhet të jetë më active. Na ndihmoi me shtyrjen e tatim-fitimit pas 31 dhjetorit, tani kemi edhe disa propozime të reja për qeverinë. Ne e kuptojmë që nuk e kemi luksin dhe nuk duhet të bëjmë nervozin, por po I kujtoj që shumë biznese kanë tvsh të parimbursuar. Zyra e tatim taksave le t’i mbajë nga këto pjesë pagesën e sigurimeve shoqërore, të bëjnë mes këtyre disa rregullime. Kur shteti i ka detyrim biznesit nuk paguan penalite, e kundërta ndodh me ne. Pra të kërkoj të hiqen gjobat që rrjedhin për shkak të sistemit”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb