Danimarka ka vendosur të shtyjë pa afat një vendim për të rritur numrin e njerëzve që lejohen të mblidhen së bashku, pas një rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Europë dhe në territorin e saj, tha qeveria daneze.

Sipas planeve fillestare të shpallura në korrik, numri aktual i 100 personave të lejuar të marrin pjesë në një tubim publik do të ishte rritur në 200 duke filluar që nesër.

“Është thelbësore që të ruajmë pozitën e mirë në të cilën ndodhet Danimarka, pasi pandeminë e kemi nën kontroll”, tha ministri danez i Shëndetësisë, Magnus Heunicke në një deklaratë.

“Prandaj, qeveria nuk beson se për momentin është e drejtë rritja e numrit të qytetarëve në tubime”, shtoi ai.

Danimarka gradualisht ka rihapur vendin pas mbylljes së kufijve të saj dhe mbylljes së shumë institucioneve në mars.

Shkollat, restorantet, teatrot, kinematë dhe dyqanet me pakicë janë rihapur.

Vendi skandinav ka regjistruar 617 vdekje nga Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: